Koronavirusi shkakton kaos edhe në futboll, skenarët e mundshëm që pritet të vendosë UEFA

Koronavirusi ka prekur dhe ka futur në kaos futbollin europian dhe botëror.

Së fundmi “Sky Sport” ka zbuluar se Kampionati Europian i vitit 2020 do të anulohet. Turneu kontinental për ekipet kombëtare mund të rikuperohet (zhvillohet) në shtator, ose edhe në vitin 2021.

UEFA do të takohet të martën e ardhshme, ku shumë raportime bëjnë me dije pezullimin e përkohshëm të “Europa League-s” dhe Champions-in.

Sa iu përket kampionateve, sidomos Seria A, parashikohet edhe ky skenar: shtrirja e tyre deri në verë, si garat europiane, me siguri në qershor, në mënyrë që të mund të rikuperohen ndeshjet e shtyra aktualisht për shkak të “Coronavirus”.

Pandemia e koronavirusit ka ndërprerë dhe anuluar shumëicën e garave sportive në botë, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Europa Leaguen.


Shtuar 13.03.2020 08:32