Kim Jong-un thirrje zyrtarëve: Trajtoni çështjen e furnizimit me ushqim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u bëri thirrje zyrtarëve të tij që të merren me çështjet e furnizimit me ushqim dhe theksoi rrezikun e ndryshimit të klimës.

Tajfunët vitin e kaluar ndikuan keq në të mbjellat vitale, ndërsa javët e thatësirës të ndjekura nga shirat e dendur i kanë dëmtuar edhe këtë vit.

Ai tha se masat për të kapërcyer “klimën jonormale” ishin të nevojshme, dhe u kërkoi gjithashtu zyrtarëve të trajtojnë thatësirën dhe përmbytjet.

Kim gjithashtu bëri thirrje për përmirësime në infrastrukturën e menaxhimit të përmbytjeve të vendit duke thënë: “Përmirësimi i lumenjve, pyllëzimi për kontrollin e erozionit, mirëmbajtja e gropave dhe projekteve të argjinaturës së baticës, duhet të kenë përparës”./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 09:24