Aksident në Elbasan, makina përplas 80 vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Një makinë e paidentifikuar ka përplasur një 80 vjeçar, banues në Elbasan.

Personi i aksidentuar është i identifikuar me inicialet B.M.

Momentalisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe bësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i makinës, pas përplasjes nuk ndaloi, por u largua nga vendngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.09.2021, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 20:53