Makina del nga rruga, një shtetas dërgohet në spital në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec.

Një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Paraprakisht raportohet se personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat e aksidentit si dhe identiteti i qytetarit të plagosur.


Shtuar 29.08.2020 18:14