Për lojën e dobët të tyre, në Serbi fajësojnë gazetaret shqiptare: Magjepsëse e provokuese

Gazetaret shqiptare janë fajësuar për paraqitje provokuese.

Dy ditë më parë u luajt nê kryeqytet ndeshja mes Tiranës dhe skuadrës serbe, Crvena Zvezda, që u mbyll me fitoren minimale të kësaj të fundit.

Mirëpo skuadra e Tiranës dominoi gjithë lojën dhe u përfaqësua denjësisht. Mediat serbe ia vënë ‘fajin’ moderatoreve shqiptare që skuadra e tyre nuk luajti mirë.

“Asnjë incident nuk u regjistrua në stadium. Ndeshja u luajt pa praninë e audiencës dhe organizatorët u siguruan që gjithçka në fushë të shkonte sa më mirë, transmeton intv. Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret shqiptare, të cilat dogjën stendat e stadiumit në Tiranë”, thekson artikulli.

Gazeta “Kurir” shkruan gjithashtu se gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e lojtarëve në fushë. “Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, ne i kuptojmë plotësisht ato”, thuhet në artikull.


Shtuar 28.08.2020 16:09