Humbja ndaj Bayernit, presidenti i PSG gjen “fajtorin”

Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaïfi foli për “RMC Sport” pas finales së Ligës së Kampionëve që skuadra e tij e humbi me rezultat 1-0 ndaj Bayernit.

Numri një i klubit nga kryeqyteti i Francës ka fajësuar përvojën në finalet e këtij kompeticioni për humbjen.

Por, ai ka njoftuar se do të punojnë më shumë që të jenë më të përgatitur sezonin e ardhshëm.

“Jemi të trishtuar, mund të kishim shënuar dy ose tre gola, ishte rezultat shumë i ngushtë. Kemi humbur por jemi shumë krenarë për lojtarët tanë, patëm një sezon të shkëlqyeshëm, një turne të shkëlqyer këtu. Ne bëmë një finale dhe bëmë gjithçka për të fituar. Duhet të punojmë për sezonin e ardhshëm. Sot, ne besojmë më shumë se më parë se mund ta fitojmë. Dua që të gjithë të dalin me kokën lart, lojtarët kanë krijuar diçka së bashku. Kemi luajtur kundër një Bayerni të shkëlqyeshëm, dua t’i uroj. Është një nga skuadrat më të mira në botë. Duhet të rendisim detaje të vogla, Bayerni ishte në finalen e 13-të, ne jemi vetëm hera e parë. Kemi pasur një sezon të shkëlqyeshëm, kemi fituar katër trofe, por është normale që jemi të trishtuar”, ka thënë Al-Khelaifi.

Kjo ishte hera e parë që PSG arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.


Shtuar 24.08.2020 09:41