Pse të gjithë po dyshojnë se Tayna dhe Dafina nuk i kanë punët mirë bashkë (FOTO LAJM)

Një vit më parë Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Bye Bye”, i cili u kthye menjëherë në një hit. Pas atij momenti vajzat kanë qenë së bashku në koncerte të shumta, duke treguar dhe se raporti i tyre kishte ndryshuar për shkak të evenimenteve të përbashkëta.

Megjithatë dy projektet e fundit nga vajzat, “Million Dollar” dhe “Qe qe” kanë ngritur dyshime tek ndjekësit se tashmë dy këngëtaret nuk gëzojnë të njëjtën marrëdhënie.

Të lidhura

None found

Ndryshe nga çdo postim tjetër i kolegëve të tyre, Dafina dhe Tayna nuk i kanë ndarë projektet e njëra-tjetrës në ‘Instastory’.

Ky detaj i ka bërë fansat të mendojnë se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, megjithatë vetë ato nuk janë prononcuar rreth këtij fakti.

Me siguri në ditët në vijim do të vijë dhe reagimi i parë i dy këngëtarëve që 1 vit më parë sollën edhe bashkëpunimin e suksesshëm.


Shtuar 24.08.2020 07:34