Dalin fotot e 17-vjeçares që u gjet e vdekur në Velipojë (FOTO LAJM)

Një 17-vjeçare, e cila kishte shkuar për të pushuar në plazhin e Velipojës është gjetur dje e pajetë rreth 700 metra larg bregut të detit.

Raportohet se vajza, Enisa Doda ishte futur në ujë me skaf së bashku me një person tjetër. Ky i fundit është kthyer në breg pak çaste më vonë i vetëm, ndërsa 17-vjeçarja është gjetur më vonë nga peshkatarët.

Në trupin e saj kishte edhe shenja dhune. Sipas policisë, rreth orës 16:30, shtetasi Indrit Bajraktari 25 vjeç ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D. e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Shtuar 20.08.2020 09:08