Presidenti hero: Momenti ku shpëton nga mbytja në dy gra (VIDEO)

Një ngjarje aspak e këndshme është parandaluar nga Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, teksa ndodhej me pushime në zonën bregdetare të vendit.

Mediat po e konsiderojnë si hero pasi ndihmoi në shpëtimin e dy grave që ishin duke u mbytur në plazhin e Algarve kur varka e tyre kanoe u përmbys.

71-vjeçari nuk u mendua dy herë të hidhet menjëherë në det dhe shpëton dy gra nga mbytja. Ngjarja u regjistrua në plazhin Praia do Alvor.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ndodhet në këtë zonë prej disa ditësh për të pushuar, por në të njëjtën kohë për të promovuar dhe destinacionet turistike të vendit.


Shtuar 18.08.2020 07:14