Situata e rënduar në Kakavijë, ushtria dërgon ujë dhe ndihmë mjeksore

Pas situatës së rënduar, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka dhe drejtori i AKMC-së Haki Cako janë nisur drejt Kakavijës.

Ata kanë mbërritur në Kakavijë për rreth 90 minuta, e do të takohen me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër janë në afërsi të Kakavijës.

Aty pritet të mbërrijë edhe automjeti i posacëm me 10 mijë litra ujë.

Drejt Kakavijës gjithashtu janë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura në mbështetje të ekipeve mjekësore të urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.


Shtuar 14.08.2020 14:00