Koronavirusi ka shkaktuar probleme të mëdha në futboll si në organizim ashtu edhe në financa.
Federata Angleze ka bërë të ditur se ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në formatin e FA Cup dhe EFL për sezonin e ardhshëm.
Katër rundete para të EFL do të luhen para fundit të shtatorit derisa gjysmëfinalet do të luhen me vetëm nga një ndeshje.
Fillimi i hershëm i këtij kompeticioni do t’i lejoj skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të kenë më shumë hapësirë në kompeticionin evropian që fillon në muajin tetor.
Pesë rundet e para të EFL do të kryhen para krishtlindjeve derisa finalja është planifikuar për në muajin shkurt.
Gjithashtu edhe të ardhurat do të kthehen në nivelin e vitit 2017/18 pas dy viteve që patën rritje të ndieshme.