Gjendet i vdekur në sheshpushim roja i pallatit në ndërtim

Ditën e sotme një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në sheshpushimin e një pallati.

Ai mësohet se ishte roja i objektit. Dyshimet e para janë se mund të ketë rëndë nga lartësia për shkaqe akoma të paqarta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 13.08.2020 12:39