Copenhagen dhe Shakhtar Donetsk kanë kaluar në raundin tjetër në Ligën e Evropës.
Të dy skuadrat kanë shënuar fitore të thellë në ndeshjet e kthimit të garës evropiane, që sonte shënonte rikthimin pas pezullimit të detyrueshëm shkaku i COVID-19.
Copenhagen ka mposhtur 3:0 Basaksehir, duke përmbysur rezultatin 1:0 nga ndeshja e parë.
Me rezultat të njëjtë ka mposhtur Shakhtari gjermanët e Wolfsburg, që në këtë ndeshje hynë me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë.
Kujtojmë se të dy ndeshjet janë zhvilluar pa praninë e tifozëve.