Tenistja Eden Silva është kontaktuar nga një agjenci modelingu gjatë kohës kur qëndronte e mbyllur në shtëpi prej situatës së krijuar nga pandemia e Koronavirusit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë tenistja 24-vjeçare, e cila është shprehur se moda mbetet një prej pasioneve për të ardhmen.
Mësohet se profili në “Instagram” i Eden Silvës është studiuar nga kompania “Model Menagement” e më pas kjo agjenci ka kontaktuar me tenisten, raporton “Dailystar”.