Bochard u ngriti shqiptarëve gishtin e mesit, kush pritet ta zëvendësojë

Vincenzo Del Monaco është kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri i cili vjen në këtë detyrë pas largimit të gjermanit Borchardt.

Më herët Monaco ka qenë ambasadori i Italisë në Malin e Zi dhe në Armeni.

Lajmi është bërë i ditur dhe nga misioni italian në OSBE, i cili shkruan: “Një urim për shumë fat ndaj ambasadorit Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të agjendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar”.

Ambasadori i ri vjen ndërkohë që klasa politike në vend nuk ka gjetur dakodësi për Kodin Zgjedhor, ndërsa numri dy i CDU/CSU kërkoi gjatë ditës së djeshme që ky Kod të certifikuar nga misioni i OSBE/ODIHR.

Ndërkohë Borchard do të mbahet mend për gjestin e tij të pakëndshëm ku i ngriti gishtin e mesit, banorëve të Astirit.


Shtuar 30.09.2020 11:28