Koronavirusi, Rama nxjerr pamjet kur i ulen qepenat lokaleve e palestrave (VIDEO)

Pas urdhrit që u dha publikisht ditën e djeshme për mbylljen e ambienteve ku grumbullohen shumë njerëz, sot kryeministri Rama ka publikuar disa pamje ku mbyllen këto ambiente.

Mbi 215 patrulla të Policisë në të gjitha Drejtorive Vendore në qarqe dolën në terren që prej mbrëmjes së djeshme për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e ambienteve ku ka grumbullimeve masive.

Duke publikuar në profilin e tij pamjet me video nga aksioni policor në shumë qytete të vendit, kryeministri Rama bën apel për të ulur frikën e për të shtuar kujdesin në këto momente.

POSTIMI I PLOTË

FRIKË JO, KUJDES PO!

MBYLLUR mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… FALEMINDERIT TË GJITHË PRONARËVE TË TYRE PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN KONKRET NË VIJËN MBROJTËSE TË LUFTËS

MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI JUAJ, I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH.


Shtuar 11.03.2020 09:31