Ansu Fati deshi ta gjuante penalltinë për “hat-trik”, por Messi i bën “gjëmën” (VIDEO)

Barcelona regjistroi një fitore të thellë 4:0 ndaj Villarreal.

Ansu Fati shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola të shënuara, por shumë lehtë ka mundur të regjistrojë një “hat-trik”, nëse Lionel Messi do t’i kishte lejuar ekzekutimin e penalltisë.

Mediat spanjolle kanë sjellë edhe një video ku shihet qartë se futbollisti i ri ishte i zhgënjyer kur Messi nuk e lejojë të ekzekutojë penalltinë.


Shtuar 29.09.2020 17:22