Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur sërish në lidhje me zërat që kanë qarkulluar se ministri i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama në tryezë.
“Është përgjegjësia juaj që ti verifikoni. I kam dëgjuar me vonesë lajmet dhe përgjithësisht nuk e kam për zakon të komentoj lajme që nuk kanë kuptim, siç e shikoni do të vazhdoj që të jem në këtë detyrë. Nuk ka asgjë të vërtetë për largim.”- tha Lleshaj.
Më herët, gjatë një vizite në Vlorë Lleshaj tha se askush nuk është i përjetshëm në postet që i caktohen, dhe shtoi se ai nuk do të jetë më ministër.
“Që nuk do jem më, është e sigurt, asnjë nuk është i sigurt në këtë post”, është shprehur Lleshaj duke qeshur.
Kaq mjaftoi dhe zërat për një largim të mundshëm qarkulluan gjithandej.