10 futbollistë të Premier Leagues kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Angleze e Futbollit që brenda periudhës 21-27 shtator ka kryer 1595 teste (lojtarë dhe staf).
Të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë janë vendosur në izolim, sipas protokollit mjekësor. Javën e kaluar dolën në qarkullim katër emra: Ilkay Gundogan i Manchester City si dhe trajneri i West Ham, David Moyes si dhe dy lojtarë të këtij ekipi, Issa Diop dhe Josh Cullen.