Gjatë ditës së premte në rrjet kanë qarkulluar lajme të shumta për repetin 2 Ton.
Kjo ka ndodhur për shkak të një imazhi të publikuar nga reperi, në të cilin shihej një vajzë zeshkane.
Të lidhura
None found
“Unë të dua ashtu siç je”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit ku shihej bukuroshja.
Sidoqoftë, në një tjetër postim ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më te, që titullohet “Veç me ty”.
Për instrumentalin e projektit është përkujdesur producenti Nego, kurse për tekstin dhe vijën melodike ka punuar vetë artisti.
Ndërkaq, në pjesën vizuale paraqitej protagoniste së cilës i shprehu ‘dashurinë’ publikisht.
Nuk i dihet ende nëse vajza është me të vërtetë e dashura e tij, apo thjesht modelja e xhirimeve të klipi.
