A do t’a tradhtojë LSI-PD pas zgjedhjeve? Berisha: Frika më e madhe e Ramës është Meta!

Ish kryeministrit Sali Berisha ka folur sot për zgjedhjet e 25 prillit dhe marrëdhëniet me aleatët.

I ftuar në “Zone e Lirë”, Berisha ka folur për një largim të mundshëm të aleatit të PD-së, pra LSI-së pas zgjedhjeve.

Berisha i është përgjigjur pyetjeve të Arjan Çanit nëse Ilir Meta do të joshet nga kryeministri Rama për të qenë numri dy i qeverisë dhe Ministri i Brendshëm.

Ne përgjigjen e tij, ish-kryeministri Berisha tha se Edi Rama i tmerrohet faktit për ti dhënë Ilir Metës postin e Ministrit të Brendshëm.

Ish lideri i demokratëve theksoi se marrëdhëniet në koalicionin e PD janë më të forta se kurrë dhe se “fundi i Ramës” sipas tij është i pashmangshëm.


Shtuar 25.09.2020 21:01