30 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit (VIDEO)

“Goal” ka publikuar emrat e 30 futbollistëve më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Agjencia e njohur e lajmeve sportive, ka pozicionuar në vendin e parë Neymarin i cili vendosi të largohet nga Barcelona drejt PSG-së, për vlerën e 222 milionë eurove.

Në vendin e dytë pozicionohet, Kylian Mbappe i cili pranoi të transferohet nga Monaco tek PSG-ja për vlerën e 145 milionë eurove. Podiumi plotësohet nga Joao Felix, i cili Atletico Madridit i ka kushtuar plot 126 milionë euro.

Në video do të shikoni renditjen e 30 futbollistëve më të shtrenjtë në histori:


Shtuar 25.09.2020 21:14