Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradianj është arrestuar nga zyrtarë të Speciales.
Haradinaj pak kohë para se të arrestohej nga hetuesit e Gjykatës Speciale ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e ditës së sotme.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Kjo ka ndodhur pas një bastisje që ka ndodhur sot në zyrat e OVL e UÇK-së nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes thuhet se Haradinaj ka refuzuar të arrestohet nga hetuesit e Speciales dhe ka kërkuar që Policia e Kosovës ta marrë atë.