Përplaset për vdekje 63 vjeçari në Durrës

Një biçiklist është përpasur për vdekje mëngjesin e sotëm nga një automjet tip Benz.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozetit në Durrës. Viktima është një 65 vjeçar ende i pa identifikuar.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse u dërgua në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçikletistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 20.09.2020 07:23