Marash Kumbulla tashmë është futbollist i Romës.
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla u bashkua me Romën për 2 milionë euro, dhe një kontratë që e mbanë atë në Itali për 2 vite.
Ai gjithashtu tregon se cila ishte arsyeja që vendosi t’i bashkohet klubit romak.
“Ajo që më bindi që unë të bashkohem me klubin e Romës ishte vet historia e ekipit, trajneri, stafi, cilësitë e skuadrës dhe pasioni i tifozëve. Të gjithë ato elemente ma bënë të lehtë zgjedhjen time”, tha Kumbulla për faqen zyrtare të klubit.