“Kosova është Serbi”, kështu e presin Crvena Zvezdën tifozët e APOEL (VIDEO)

Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL Nicosia me thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Sot në orën 17:00 ekipi serb zhvillon ndeshjen me Omonia Nicosia e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

Crvena Zvezda është pritur me fishekzjarrë dhe këngë por nuk ka munguar edhe një mesazh: Kosova është Serbi. Qipro është një prej shteteve të rralla nga Bashkimi Europian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.


Shtuar 16.09.2020 11:50