Në makinën e aksidentuar pasditen e sotme pranë tunelit në Elbasan, kanë qenë dy motra.
Një prej tyre ka gjetur tragjikisht vdekjen, ndërsa tjetra ka arritur të shpëtojë.
Viktimat janë Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.
Ndërkohë e plagosur mbeti Nervida Garunja 23 vjeçe, motra e Lusindës si dhe një vajzë tjetër, Denisa Dibra, e cila drejtonte mjetin.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 vajzave të cilat ishin të bllokuara. /albeu,.com/