Zbraznin kasafortat, tre durrsakë përfundojnë në pranga (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin banesa të ndryshme në Tiranë.

Policia bën me dije se pas një pune disa mujore u arrit me sukses finalizimi i operacionit të koduar “Sezoni”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i E. M., 35 vjeç, S. Sh., 28 vjeç dhe D. B., 32 vjeç, të tre këta banues në Durrës.

Po ashtu mësohet se janë autorë të vjedhjeve të kasafortave, sendeve me vlerë dhe shumave të parave në disa banesa në qarkun e Tiranës.


Shtuar 9.09.2020 08:43