Mbërrijnë ofertat e para në Milano, 30 milion euro për Piatek

Përkundër faktit se luajti titullar ndaj Sampdorias, me ardhjen e Zlatan Ibrahimovicit, hapësira e Krzysztof Piatek në Milan do të jetë dukshëm e kufizuar.

Për këtë arsye, Rossonerët janë të gatshëm t’i vlerësojnë ofertat e mundshme për futbollistin polak.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Piatek ka zgjuar interesim nga Aston Villa.

Klubi nga Premierliga është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për blerjen e tij.

Tani, Milan do ta analizojë ofertën për të kthyer një përgjigje për klubin anglez.


Shtuar 8.01.2020 08:06