Temperatura nën zero, si pritet të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 03ºC, në zonat e ulëta nga 00ºC në 09ºC dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 11ºC.

Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 03ºC dhe në zonat e ulëta nga -2ºC në 04ºC.


Shtuar 8.01.2020 08:03