Shqipëria luan sonte takimin e parë të Nations League kundër Bjellorusisë. Kjo përballje zhvillohet në Minsk prej orës 20:45 dhe trajneri Edy Reja i ka të shumta pikëpyetjet në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë.
Strakosha do jetë “gardiani”, ndërkohë që pikëpyetja e parë nis në mbrojtje. Berat Gjimshiti nuk ka kondicionin e duhur fizik, pasi vjen nga një periudhë pushimesh dhe Reja po mendon të përfshijë Hysajn në treshen e qendrës, ose edhe Çepelen që është provuar gjithashtu.
Të lidhura
None found
Dermaku dhe Veseli janë fiksuar si titullarë, ndërkohë ka teste edhe për krahët. Nëse Hysaj sakrifikohet në qendër, Roshi do jetë padron i linjës së djathtë, ndërsa në të majtë një opsion është edhe Uzuni. Me mbrojtësin e Napolit në të djathtë, fieraku merr përsipër linjën tjetër.
Bare dhe Gjasula priten sërish titullarë, kurse për vendin tjetër në qendër të mesfushës ka balotazh mes Laçit dhe Abrashit. Sa i takon sulmit, Cikalleshi do të luajë në majë i mbështetur nga njëri mes Sadikut dhe Manajt.
