Me foto nga spitali, Blero zbulon se e ka kaluar Covid-19 (FOTO LAJM)

Duket se edhe këngëtari i njohur Blero Muharremi, e ka kaluar virusin SARS-CoV-2 gjatë javëve që kemi lënë pas.

Ai ka publikuar një foto dy orë më parë teksa ndodhet i shtruar në spital për një problem tjetër shëndetësor dhe gjatë këtij momenti ka zbuluar se e ka kaluar Covidin më parë, pa zbuluar periudhën kur.

“Covid-in e kalova, tashn angin, haj medet haj 2020, hajër inshallah”, shkruan Blero krahas fotos ku duket duke marrë serum. Me sa duket momentalisht gjendja e tij nuk është e mirë.

Po ashtu nuk dihet nëse virusi ka prekur edhe bashkëshorten e tij, Afronën, të bijën e këngëtarit apo familjarë të tjerë.


Shtuar 4.09.2020 07:08