Elseid Hysaj vazhdon ta ketë në ajër të ardhmen e tij.
Mbrojtësi shkodran ka edhe një vit kontratë, mirëpo tashmë është vendosur para një ultimatumi nga e klubit. Të rinovojë kontratën ose të largohet në këtë merkato vere, pasi klubi kërkon të mos e humbasë me parametër zero.
Këtë sezon Hysaj nuk e nisi mirë nën urdhrat e trajnerit Karlo Ançeloti ku humbi pozicionin e titullarit, megjithatë me ardhjen në kryetë Xhenaro Gatuzoz, situatat ndryshuan dhe shkodrani nisi të rifitonte rëndësinë e tij në formacion.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse mbrojtësi i kombëtares do të preferoj të vazhdoj punën me Gatuzon, apo do të shoh për të vazhduar karrierën diku tjetër.