Aksion blic në Vlorë! Policia mësyn në fshatra, arrestohet disa shtetas

Policia e Shtetit po zhvillon një aksion blic në Vlorë, në fshatrat e këtij qyteti bregdetar.

Nga burimet e para mësohet se blutë e Vlorës kanë shoqëruar disa persona në komisariat.

Kontrollet në banesa dhe jo vetëm, kanë në fokus kapjen e personave të rrezikshëm, gjetjen e armëve pa leje dhe gjetjen e lëndëve narkotike.

Ende nuk dihen identitetet e personave të  shoqëruar në polici apo se për çfarë akuzohen ata. /albeu.com/

 


Shtuar 26.03.2021 20:48