2 raste me koronavirus, Meta u bën thirrjen e rëndësishme qytetarëve

Situata e krijuar pas rastit të parë më koronavirus po ndiqet me vëmendje edhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha se nuk ka vend për panik, por duhet angazhim maksimal për të përballuar këtë situatë.

Ilir Meta: Nuk ka vend për panik, por në radhë të parë nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet dhe nga çdo qytetar

Kërkohet përgjegjshmëri maksimale, kërkohet bashkëpunim, prfesionalizëm dhe transparencë. Shëndeti i çdo qytetari është prioritet i të gjithëve sot.

Mbështes personelin shëndetësor, që është vendosur përpara një sfide të madhe.

Apeloj bashkërendimin e të gjithë strukturave me forcat më të kualifikuara Pushteti vendor dhe qendror të marrin masa për sigurinë e jetë së çdo qytetari. /albeu.com/


Shtuar 9.03.2020 18:27