Cristiano Ronaldo u bë heroi i Portugalisë, teksa ndihmoi këtë të fundit të mposhte me përmbysje Irlandën.
Fillimisht ai shpërdoroi një penallti ndaj irlandezëve të cilët kaluan në avantazh më vonë me Egan.
Por në fund, ishte portugezi i cili në minutën e 89 barazoi shifrat, ndërsa në të 96-tin, shënoi golin e fitores 2-1.
Me këto dy gola, ai u bë njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit botëror me ekipet përfaqësuese, duke shkuar në shifrën 111 dhe duke kaluar iranian Ali Daei me të cilin ndante këtë pozicion.
Pas ndeshjes ai tha se është shumë i lumtur me rekordin e arritur.
“Jam shumë i lumtur, kam edhe disa vite të tjera të karrierës sime dhe akoma dua të shkëlqej dhe të luaj në ligën më të mirë të futbollit në botë, Premier League. Rekordin ia kushtoj të gjithë ekipit, të gjithë portugezëve dhe familjes”, tha ai.