Jennifer Lopez bën të njëjtën gafë si Georgina, partnerja e Ronaldos e bën virale në rrjet (FOTO LAJM)

Një vit më parë, Georgina Rodriguez mori pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia” ku dukej mjaft bukur me kostumin e bardhë që kishte zgjehdur të mbante veshur,  derisa u dallua etiketa në xhaketën e saj të cilën kishte harruar ta hiqte.

E njëjta gjë i ndodhi Jennifer Lopez një vitë më vonë, në të njëtin vend, në Venecia. Ditën e djeshme rrjeti u mbush me fotot e këngëtares me famë botërore, e cila kishte harruar të hiqte etiketën në veshjen e saj e cila mbante emrin e markës “ Dolce & Gabbana”.

Rrjetit nuk i shpëtoi ky detaj dhe krahasuan partneren e Cristiano Ronaldos me Jennifer Lopez. Edhe vetë Georgina e ndau këtë foto në Instagramin e saj duke e cilësuar me shaka si një “tendencë” për të harruar etiketën në veshje./albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 10:55