Shantazhonte 20 vjeçaren duke i kërkuar s*ks, në pranga 57 vjeçari në Tiranë

Një 57 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Shtetasi P.B u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”  i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.


Shtuar 31.08.2021 14:50