Minbistria kakonfirmuar dy rastet e para të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Babë e bir rezultuan pozitivë në analizat ndaj virusit. Ky i fundit kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.
Sipas Abc news të infektuarit janë V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç.
Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë.
Mësohet se të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka