Solskjaer i kanëqur me lojtarët: Është privilegj

Solskjaer ka vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij pas fitores 2-0 në derbi kundër Manchester City.

Derbi i Mancesterit i ka takuar Unitedit. “Djajtë e Kuq” triumfuan 2-0 në ‘Old Trafford’ kundër Manchester City.

Pas ndeshjes, trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, pati vetëm fjalë të mira futbollistët e tij.

“Është privilegj që kam lojtarë të tillë. Përkushtimi, dëshira. Kjo është pse fansat e duan këtë grup lojtarësh, ata janë të lidhur mes vete”, u shpreh Solskjaer.

Pas fitores së sotme, United kanë hy seriozisht në garë për vendin e katërt.


Shtuar 9.03.2020 08:53