“Lufta” mes grave të PS për vendin e Gramoz Ruçit, kush është favorite

Ethet e qeverisë Rama 3 sapo kanë nisur, disa nga socialistë e vjetër po largohen nga qeveria me dëshirën e tyre, i tillë ishte rasti i Erion Braçes i cili tha se nuk do të jetë pjesë e kabinetit Rama 3.

Kryeministri Rama në darken e shtruar në pallatin  e brigadave tha se se Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin, do të vijojnë që të konfirmohen në detyrë mandatin e tretë.

“Të dy Taulant Balla dhe Elisa Spiropali konfirmohen në detyrë dhe ne do ta kemi të plotë mbështetjen tonë për ta”- tha Rama.

Tashmë lufta e madhe është për karrigen e kryetarit të parlamentit, i cili pas largimit të Gramoz Ruçit nga politika është i mbetur bosh.

Në korridoret e parties Socialiste flitet se kryetarja e re e parlamentit do të jetë një grua.

Burimet thonë se lufta e madhe po bëhet midis dy ish-ministreve Lindita Nikollës dhe Mirela Kumbaros.

Kjo vjen pasi vetë kryeministri Rama në kabinetin e tij qeveritar ka më shumë gra se burra. Kjo, pasi Rama ka pohuar se më mirë punon me gra se me burra.

Kujtojmë se Lindita Nikolla ka qenë ministre e Arsimit në qeverine Rama 1 dhe u shkarkua pas protestëve të studentëve.

Ndërsa Mirela Kumbaro ka qenë ministre e Kulturës. Edhe kjo e fundit u largua pas debatit për çeshtjen e Teatrit./albeu.com


Shtuar 30.08.2021 13:28