Rey Manaj në listën e zezë? Pritet zyrtarizimi i largimit, ndryshe humb vlera e Messit (FOTO LAJM)

Barcelona do të përballet kundër Getafes në ditën e nesërme. Kjo ndeshje është e vlefshme për La Liga. Katalanasit kanë publikuar lojtarët e thirrur në këtë përballje ku gjendet edhe Rei Manaj.

Por këtë herë situata e sulmuesit shqiptar është e pazakontë. Arsyeja? Sipas mediave në Spanjë pritet që në ditën e sotme të zyrtarizohet largimi i Pjaniç ose Rei Manajt. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Coutinho do të marrë “10” që mbante Mesi.

Të gjithë janë kundër këtij nderimi të veçantë për Coutinho, madje janë hedhur hipoteza që ky numër mos të mbahet më nga një tjetër lojtar i Barcelonës./albeu.com

 


Shtuar 28.08.2021 13:56