Pësojmë gola që mund të shmangen”, Eneo Bitri përfshin edhe Dinamon në garën për titull

Egnatia triumfoi 2-1 ndaj Elbasanit në Rrogozhinë, në një ndeshje që përmbylli javën e 13-të të Superiores. Pas takimit, qendërmbrojtësi Eneo Bitri, i vlerësuar si “Lojtari i Ndeshjes”, foli për mediat.

I pyetur nëse do ta preferonte këtë fitore për paraqitjen e mesjavës, Bitri u shpreh se në fushë është për të përmbushur detyrën e tij, duke shtuar se nuk e di nëse kjo do të ishte zgjedhja e duhur.

Të lidhura

None found

Për rivalët e Egnatias në luftën për titull, ai theksoi se përballja me Elbasanin ishte e vështirë dhe se kundërshtari i krijoi probleme ekipit të tij. Ndërsa përveç Teutës dhe Elbasanit, Bitri përmendi edhe Dinamon si një skuadër që do të jetë pjesë e garës: “Dinamo do të jetë aty dhe do të jetë një nga ekipet kryesore për titullin”.

Qendërmbrojtësi u ndal edhe te golat e pësuar nga Egnatia, të cilët sipas tij mund të shmangen. Ai vuri në dukje se skuadra shpesh kalon në avantazh 1-0, por më pas lejon rikthimin e kundërshtarit. Sipas Bitrit, ekipi duhet të jetë më i përqendruar në mesin e fushës, pasi aty nisi aksioni që solli tranzicionin drejt zonës dhe goli erdhi si pasojë e një shkallëzimi jo të duhur.

“Këto situata i punojmë në stërvitje, por sërish na ndodhin. Do të vazhdojmë të punojmë. Jemi 11 lojtarë dhe do të luftojmë të gjithë për të njëjtin qëllim. Do të përpiqem ta bëj më mirë këtë pjesë”, deklaroi Bitri.


Shtuar më 29.11.2026 21:10

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino