Sot protesta masive kundër qeverisë dhe Edi Ramës në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen për dorëheqjen e kryeministrit

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në një protestë kundër qeverisë.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Të lidhura

None found

Prej ditësh, organizatorët dhe protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim masiv, duke kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit. Rreth 2 mijë efektivë pritet të angazhohen në terren, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e strukturave përkatëse, ku janë dhënë porositë për mbarëvajtjen e protestës dhe është hartuar një plan masash.

Në gatishmëri do të jenë forcat e FNSH-së, njësitë Shqiponja dhe Policia Rrugore. Masat e sigurisë do të shtrihen edhe në institucionet kryesore, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Kryeministrinë, Parlamentin dhe selinë e Partisë Socialiste.

Kontrolle të imtësishme parashikohen edhe në pikat kufitare, për të verifikuar personat që do të hyjnë në Shqipëri nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të masave të marra për protestën.

Ndërkohë, qarkullimi rrugor në kryeqytet do të kufizohet në varësi të itinerarit që do të ndjekin protestuesit. Angazhimi i forcave të policisë në terren do të nisë që prej orës 07:00 të mëngjesit.


Shtuar më 28.11.2026 07:44

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş