GJKKO shpall dënimet për dosjen “Plumbi i Artë”, 10 vjet për Shullazin dhe Avdylin, 8 për Cukalin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për një nga dosjet e njohura si “Plumbi i Artë”. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 77 të datës 27 nëntor 2026, ka shpallur fajtorë 12 të pandehur për veprat penale të përfshira në këtë çështje, pas hetimeve të SPAK-ut dhe shqyrtimit me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Në vendim, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli u dënuan secili me 10 vjet burgim. Gjergji Cukali mori 8 vjet, ndërsa Xhelal Rraja u dënua me 4 vjet. Miri Bruli u dënua me 3 vjet e 4 muaj, por gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm, pasi koha e kaluar në paraburgim e ka tejkaluar këtë masë.

Të lidhura

None found

Dënimet e plota për të 12 të pandehurit janë si më poshtë:

Astrit Avdyli – 10 vjet burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe vepra të tjera penale. Emiljano Shullazi – 10 vjet burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal, goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen detyrë shtetërore dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Naim Stafuka – 5 vjet burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Blerim Abazi, i njohur edhe si Blerim Gashi – 6 vjet burgim, për të njëjtat vepra. Besian Xhixha – 6 vjet e 8 muaj burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Enver Diva – 6 vjet e 8 muaj burgim, për të njëjtat akuz.

Robert Laçi – 6 vjet burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjergji Cukali – 8 vjet burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e dy vrasjeve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Viktor Imeraj, i njohur edhe si Viktor Bajraktari – 6 vjet e 8 muaj burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Satilno Basho – 6 vjet burgim, për të njëjtat vepra.

Xhelal Rraja – 4 vjet burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Miri Bruli – 3 vjet e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Për Miri Brulin, gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” dhe lirimin e tij të menjëhershëm. Arsyeja është se periudha e kaluar në paraburgim është më e gjatë se dënimi i caktuar prej 3 vjetësh e 4 muajsh, i ulur me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar. Lirimi do të bëhet nëse ai nuk mbahet ose nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Gjithashtu, vendimi parashikon që disa nga të dënuarit ta vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë. Për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin është caktuar një periudhë sigurie e barabartë me kohëzgjatjen e plotë të dënimit, duke përjashtuar lirimin me kusht. E njëjta masë vlen edhe për Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergji Cukalin, Viktor Imerajn dhe Satilno Bashon.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin në favor të shtetit të një pistolete të markës Glock 17, 34 fishekëve dhe dy krehërve, të sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e Astrit Avdylit. Kundër këtij vendimi, i pandehurit kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit.


Shtuar më 27.11.2026 16:06

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetbetciograndpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet