Vlora Çitaku, e cila ushtron detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë me dije se është arritur një marrëveshje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Kur gazetarët e pyetën nëse partitë kishin rënë dakord për këtë çështje, Çitaku u përgjigj shkurt: “Ka marrëveshje”.
Të lidhura
None found
Deklarata u bë teksa ajo po hynte në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji ishte kthyer në Kuvend nga presidentja e vendit, ndërsa votimi i tij është pjesë e diskutimeve parlamentare të ditës së sotme.







