Dinamikat e lojës në Big Brother VIP Kosova 5 po ndryshojnë vazhdimisht, ndërsa banorët po zbulojnë letra që sjellin sfida dhe rregulla të reja në shtëpi.
Këtë herë, Arlinda ishte ajo që hapi kartën dhe fitoi një avantazh të posaçëm në lojë.
Të lidhura
None found
Sipas udhëzimeve të kartës, për 60 minuta të gjithë banorëve u ndalohet të flasin. Ata duhet të komunikojnë vetëm me gjeste dhe mimika, ndërsa Arlinda është e vetmja që ka të drejtë të flasë.
Megjithatë, sfida ka një pasojë të rëndë: kushdo që e thyen heshtjen do të shkojë automatikisht në nominim.




