Tentoi vrasjen e 4 personave në Laprakë, vihet në pranga pas 4 vitesh “i forti” i Tiranës

Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtetasin Astrit Seferi. I arrestuari është një emër shumë i njohur për policinë e Shtetit pasi në vitin 2017 ka kryer plagosjen e katërfishtë në 2017, në Laprakë, Tiranë.

“Shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë…”

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas. /albeu.com/

 


Shtuar 25.08.2021 08:58