Po futej në taksi, modelja e famshme qëllohet për vdekje sapo del nga festa (FOTO LAJM)

Një atentat i rëndë ka ndodhur në Brazil ku një modele e njohur, Sales Ferreira, është qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën.

Sipas raportimeve, 20-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri në momentin që sapo ka dalë nga festa dhe ka hipur brenda një taksie për të shkuar për në shtëpi.

Punonjësit e shërbimit të urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e në ato momente, ajo ishte ende me shenja jete.

Modelja ka qëndruar për 5 ditë në një spital të vendit, por për fat të keq, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia është në kërkim të autorit të këtij krimi, por deri më tani, nuk ka mbërritur në asnjë gjurmë. /albeu.com/

 


Shtuar 25.08.2021 08:51