Një protestuese ka denoncuar në mikrofonin e News24 se është gjobitur me 5 milionë lekë pas një proteste.
Sipas saj, masa është vendosur vetëm për pengimin e qarkullimit, pavarësisht shumës së lartë të gjobës.
Të lidhura
None found
Ajo tregoi se u arrestua dhe u shoqërua në Komisariatin nr. 4, pasi kishte bllokuar rrugën tek Rruga e Durrësit.
Protestuesja tha se kishte dalë në protestë për të drejtat e saj, ndërsa shprehu shqetësimin se nuk di si do ta shlyejë detyrimin.
“Kam marrë një gjobë prej 5 milionë lekësh sepse bllokova rrugën tek Rruga e Durrësit. Më arrestuan dhe më dërguan në Komisariatin nr. 4. Gjoba është vendosur vetëm për bllokim rruge”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se të dy prindërit i ka pensionistë dhe se nuk ka mundësi ekonomike për ta paguar gjobën. “Ndoshta nuk do ta paguaj fare, ose mund të marr një kredi”, deklaroi protestuesja.








